PD-ja mund të bllokojë seancën e nesërme parlamentare.
Fljala e plotë për mediat e kreut të opozitës pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së:
Lulzim Basha: Pas diskutimit të gjatë konstruktiv e demokratik vendimi është bllokimi i seancës së nesërme nga grupi parlamentar demokrat nëse maxhoranca nuk reflekton dhe Rama refuzon të pezullojë ligjërisht Armando Prengën. Nëse Edi Rama dhe të tijtë refuzojnë t’ia dorëzojnë Gjykatës Kushtetuese të drejtën që vetë Kushtetuta dhe gjykata e aserton për të gjykuar mbi mandatet e tre deputetëve që kanë përfituar miliona pasuri publike të shqiptarëve, Koço Kokëdhimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskaj. Nëse Edi Rama refuzon ti japë fund përpjekjes së tij mjerane për të ndalur të pamundurën, transparencën për çështjet që kemi në hetim parlamentar siç janë ato të serverit të tatimeve dhe të emërimeve dhe shkarkimeve në administratë. Edhe njëherë zgjedhja është e Edi Ramës por me aktet e sotme Edi Rama e ka bërë zgjedhjen. Kërkon të ndalojë dekriminalizimin. Kërkon që milionat të përfundojnënë xhepat e ministrave të korruptuar dhe ligji të mos veprojë. Do të përballet me vendosmërinë tonë në parlament.Ai kërkon që milionat e taksave të shqiptarëve të vazhdojnë të përfundojnë në xhepat e Ministrave të korruptuar, deputetëve në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligji të mos veprojë. Ai ligji që vepron për atë që lyen fasadën pa leje të mos veprojë kur këta vjedhin milionat e shqiptarëve.Do të përballet me vendosmërinë tonë nesër në parlament, sikundër i jap fjalën që nuk do të shpëtojë dot nga një drejtësi e reformuar, nga një prokurori e reformuar, nga një kapacitet hetues për korrupsionin në nivele të larta. Venecia ka folur qartë, Venecia na ka dhënë të drejtë, herët a vonë Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të ketë të bëjë me shkaktarin e kësaj krize të gjithanshme që quhet Edi Rama.
/ Star Plus TV /