
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i gjendur në Sarandë në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë’ ka komentuar edhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.
Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, ngritja e Kushtetueses nuk është kaq e vështirë. Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se është pikërisht ajo që po e bën kaq të pakuptueshëm ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Më pas Basha ka deklaruar se ajo që po ndodh momentalisht me Gjykatën Kushtetuese është një grusht kushtetuese.
“Të gjitha pushtetet i kanë kapur. Këta nuk duan SPAK. Nuk ka faktor me të interesuar se PD, për të bërë gjërat si i parashikon kushtetuta. 95% e rasteve në Gjykatën Administrative i fiton gjykata. Kjo me Kushtetuesen është një grusht Kushtetues.
Në vend që shqiptarët të kenë Kushtetuesen po bëjnë një kukull të regjimit. Kastile e bëjnë kështu që qytetari të mos e kuptojë. Prandaj e kanë bërë kaq të komplikuar. Një qeveri që nuk do kushtetutë të pavarur. Nëse shkel të drejtat themelore të sipërmarrjes.
Duke ju sulur çdo prone private. Jemi në një moment deciziv por unë jam me shpresë se këto janë orët e fundit. Që fillon me një gjykatë të pavarur Kushtetuese të fillojë menjëherë nga detyra. Por një që formohet nga tekat e qeverisë do ti shërbejë asaj jo qytetarëve. duam një SPAK me prokurorë trima.
Dhe politikanët që përfitojnë dhe që kanë lidhje me krimin. Nuk është një debat sallonesh e juristësh. Ata kanë frikë nga aferat korruptive. Të tretët në botë për korrupsion. “






