KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE SË BASHKU ME VOLTANA ADEMIN TAKOHEN ME TË RINJTË. Nga Shkodra ku është ndalur në një bashkëbisedim me të rinjtë Basha theksoi se kjo qeveri e ka zhytur vendin në gropën e papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë, ndërkohë që sipas tij nuk ka projekt për rimëkëmbje.

Partia Demokratike dhe kandidatët e saj, theksoi z.i Basha e kanë ofertën për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe duke u kthyer shpresën qytetare, duke ulur taksat e hapur mundësi për punësim. Duke rritur pagat dhe pensionet dhe ulur çmimet.