KRYEDEMOKRATI THIRRJE QYTETARËVE TË SHKODRËS TË PROTESTOJNË KUNDËR RAMËS DHE METËS. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka mbajtur protestën e radhës në  Shkodër tha se nga ky qytet do të nisë pranvera e shpresës.

 Duke kujtuar 2 prillin (në protestën e 24 viteve më parë kundër ish-pushtetit komunist, mbetën të vrarë katër të rinj shkodranë, konkretisht Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, kryedemokrati Basha tha se protesta masive do të ketë në çdo qytet me qëllim largimin e Metës dhe Ramës. Në fund të fjalës së tij, Basha u shpreh se “Jemi përballë një diktaturë të re, Shkodra dhe Shqipëria nuk mbajnë më varfëri dhe krim, pasi ata me të njëjtën pabesi nënshkruan marrëveshjen e 1 Prillit (koalicioni) dhe prenë në besë Shqipërine, ndaj kjo qeveri duhet larguar. Në zgjedhjet e 21 qershorit do t’i themi jo sundimi, jo Metës e jo Ramës”.