Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndjen përgjegjësi që njerëz me eksponentë kriminalë kanë qenë në PD edhe gjatë kohës kur ai ka qenë kryetar. I ftuar në “Open” Basha u shpreh se ai nuk do të lejojë që sakrifica e demokratëve të merret peng nga interesat personale të Berishës.

Lulzim Basha: Unë po ju them këtë, që gjithçka që ne disponojmë dhe gjithçka që drejtësia disponon, duhet ti shkojë deri në fund drejtësia. Detyra ime si kryetar i Partisë Demokratikë është të mos lejoj sakrificat e demokratëve, jo vetëm këtë vit, vitin e kaluar e kam fjalën, se ky vit sapo ka filluar, po gjithë këto 31 vite të merren peng nga interesa private, personale apo kriminale të kujtdo qofshin këto, nga Sali Berisha tek ata që e shoqërojnë e me këdo ka bërë apo bëjnë biznes njerëzit që e rrethojnë. Kjo është detyra ime dhe për këtë Partia Demokratike dhe unë jam shprehur fare qartë. Të tjerat janë çështje të drejtësisë

Eni Vasili :Po jua bëj pyetjen ndryshe zoti Basha. Kanë qenë në Partinë Demokratike këta njerëz gjatë kohës që ju keni qenë kryetar i partisë?

Lulzim Basha: Padiskutim që një pjesë e tyre kanë qenë, po. Po sip e shikoni s’kemi njohur mirë Berishën, jo më të njihnim kriminelët dhe trafikantët e të korruptuarit rreth tij.

A ndjeni përgjegjësi për këtë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.

Artikulli paraprakPROTESTA E 8 JANARIT, BASHA: NUK PËRJASHTOJ QË ELEMENTË KRIMINALË MUND TË BËJNË GJITHÇKA PËR ‘NON GRATA’-ËN. TË PËRGATITUR PËR ÇDO SITUATË
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE ULJE TEMPERATURASH, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME