Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, të bëra sot në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike.

Brok tha ndër të tjera gjatë këtij forumi se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.

“Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit”, deklaroi ish-eurodeputeti gjerman.

Artikulli paraprakKËRKESË KQZ, HELGA VUKAJ: TË MOS KANDIDOJNË NË ZGJEDHJE PERSONAT PA INTEGRITET DHE TË DËBUAR NGA SHBA, AUSTRALIA APO KANADAJA
Artikulli tjetërDIELL DHE RRITJE TEMPERATURASH, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT