Teksa na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka publikuar një video nga takimet elektorale në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Në pamjet në fjalë shihen përkrahës demokratë, që ndjekin kryedemokratin Lulzim Basha me makinë në turet e tij, ndërkohë që në sfond është kënga që simbolizon dhe fushatën e PD-së, ‘Unstoppable’ të këngëtares Sia.

Në këtë spot iu kujtohet qytetarëve që të votojnë numrin 9, për ndryshimin. Kujtojmë se ditën e sotme Basha do të ketë ndalesën e radhës sot në Sarandë.