Pas 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha premton se do të hartojë kuadër të ri ligjor për pronën, duke shfuqizuar ligjin e vitit 2013, të cilin  e ka konsideruar si një shpronësim të dytë të pronarëve të ligjshëm në Shqipëri.

Kështu u shpreh Basha ditën e sotme gjatë prezantimit të programit qeverisës për pronat. Prezantimin e këtij programi kreu i PD-së e nisi me një ndjesë ndaj të gjithë pronarëve për vendimet e vonuara të PD dhe problemet me pronat, por këtu shtoi se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes kuadrit të ri ligjor.

Sipas Bashës, PD do t’i japë fund abuzimit me pronën në favor të një investimi publik. Ndër të tjera kryedemokrati premtoi se do të krijohet një agjenci ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe atë publike, e cila sipas tij do të bëjë edhe kontrollin antikorrupsion. Çështjet abuzuese që do të zbulohen nga kjo agjenci, ai tha se do të adresohen në SPAK. Ndryshim të sistemit, demokratët kërkojnë edhe për kadastrat. Basha tha se synohet hartimi i një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq ai theksoi se prona, liria dhe familja janë themel i një shoqërie që do të na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakRAMA PËR VOLTANA ADEMIN: SHKODRA PO PAGUAN KOSTON E ZGJEDHJES, KA TENSION TË LARTË TIFOZLLËKU POLITIK
Artikulli tjetërSHKODRA MIRËPRET PARADËN E MAKINAVE RETRO