Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me Përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme.

Kreu i PD-së tha se fokusi kryesor do të jetë tek angazhimi i qeverisë së tij pas 25 prillit për të vënë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e PD, Basha shpalosi detaje të programit si dhe mori prej përfaqësuesve të shoqatës edhe adresime shumë të rëndësishme për këtë sektor me të ardhme sa i përket energjisë.

‘Brenda një periudhë afro 2 vjeçare, jemi takuar disa herë së bashku, por edhe me ekspertët tanë më të mirë me qëllim hartimin e një plani realist ambicioz dhe produktiv për Shqipërinë në dy drejtime: Në drejtimin e maksimizimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe në drejtimin tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejtë me rolin që energjia ka në strukturën e ekonomisë shqiptare, në konkurueshmërinë e bizneseve shqiptare dhe në aftësinë e bizneseve shqiptare për të hapur vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze,

pra me fjalë të tjera për t’iu larguar ciklit negativ që ka karakterizuar këto 8 vite dhe për të nisur një cikël pozitiv ku potenciali është i jashtëzakonshëm e në veçanti potenciali i energjisë së rinovueshme ndonëse ka filluar të përdoret në dy dekadat e fundit, prapë se prapë mbetet në masë të madhe i pashfrytëzuar. Për këtë ju nuk keni absolutisht asnjë përgjegjësi.

Madje mund ta them me gojën plot se të pakët janë sipërmarrësit që do të duronin, mbijetonin, prodhonin dhe vazhdonin në kushtet e një ambienti kaq jo miqësor, madje mund ta them me gojën plotë, kaq armiqësor ndaj sipërmarrjes në tërësi dhe ndaj disa sektorëve të veçantë të sipërmarrjes, siç është dhe sektori juaj.

Në veçanti ju jeni goditur nga një nga problemet kryesore që Banka Botërore, FMN-ja, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit dhe raportet e ndryshme, duke përfshirë ato anti-korrupsioni, si Tansparenc Internacional, kanë nënvizuar; që është mungesa e parashikueshmërisë, ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës, dhe vendosja e masave arbitrare,

të pajustifikuara pa ju dhënë mundësinë që ju të keni një rekurs të vërtet ligjor, i cili të vërë drejtësi aty ku shteti është palë me ju, por nuk zbaton detyrimet e veta. Si rezultat i mungesës totale të luajalitetit nga ana e qeverisë në këto 8 vite, ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme.

Mundësi për të zhvilluar sektorin, mundësi për të investuar, mundësi për të përqafuar avancimin e shpejtë të teknologjisë. Dhe si rezultat i kësaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitorët, ka humbur sipërmarrja shqiptare që paguan koston më të lartë të energjisë në rajon, dhe humbësi fundor por më i madh është qytetari shqiptar, është familja shqiptare.

Ka humbur dhe shteti miliona, dhjetëra miliona, qindra miliona, që do t’i përfitonte drejtpërdrejtë dhe indirekt nëse nuk do të ekzistonte kjo situatë. Kush ka përfituar? –një grusht të korruptuarish.- tha Basha.

Artikulli paraprakJU KA SKADUAR KARTA E IDENTITETIT? MINISTRIA E BRENDSHME NJOFTON QYTETARËT: ZYRAT E APLIKIMIT, TË HAPURA EDHE SOT!
Artikulli tjetërNDIZET KLASIKJA, SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”, PENALLTI DHE GODITJE DËNIMI, DY GOLA PËR GJASHTË MINUTA