Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjete sociale ku shkruan se gjatë këtyre 8 viteve, Rama ka sjellë vetëm dështime.

Duke sjellë në vëmendje deklaratat e bëra nga kryeministri lidhur me sfidat që i janë dashur të kalojë Shqipëria, Basha thotë se mazhoranca ka kriminalizuar politikën e ka kanabizuar vendin.

Sipas Bashës, premtimet e bëra nga Rama, janë dështime të tij.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

‘Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë” – thuhet në videon e postuar.