Statusi i plotë i Bashës në Facebook:

“Predikimi i gjate duke fryrë tullumbacen e madhe te mashtrimit ishte një deshmi e freskët se sa e do reformen në drejtesi Edi Rama. Llomotitja e mbremjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatoreve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Nje perpjekje per ta hequr reformen në drejtesi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakort pak orë më pare, edhe nga ai, qe te negociohet. Një përpjekje për ta hequr nga tryeza e zgjidhjes e për ta shtruar në tavolinen e ushqimit te tij të përditshëm politik që është sulmi dhe provokimi ndaj opozites. Ky shfrim verteton edhe nje here nevojen akute per argumenta elektorale qe ka kryeministri me bilancin me te keq te ketyre 20 viteve. E tregoi dhe nje here se nuk do drejtësi por shpetim per veten e tij. Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikes! E ne cilen ane te ndarjes i bie te jete ky qe futi aty bandite, trafikante droge, tutore e vrases. Armando Prenga qe do therrase per të votuar te enjten reformen, ne cilen ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi. Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj. Drejtesine qe lufton krimin e korrupsionin e kaane tryeze. Drejtesine e pavarur qe e rekomandon Komisioni i Venecias e ka ne tryezë. Drejtesine per qytetarët, per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet e tij e ka ne tryeze. Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament. Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo per te trazuar corben e prishur te rilindjes se skaduar qe s’e gelltit dot me askush.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, RAMA: KAM BESIMIN QE DO TA MIRATOJMË REFORMËN ME 21 KORRIK
Artikulli tjetërRAMA: TË ENJTEN BËHEN 94 VOTA. NUK DO LEJOJMË PENGMARRJEN E VENDIT