Nga Brukseli, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për peticionin për dorëheqje të mjekëve të Shërbimit të Urgjencës në QSUT.

Përmes një postimi në fb, Basha apelon Kryeministrin të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të Urgjencës kushte normale pune. Sipas Bashës, do të mjaftonte anulimi i 4 koncesioneve korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps.

Basha: “Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë. Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”.

Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta! “I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë. Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”.