Basha porosi deputetëve për protestën e 13 majit: Të nisë puna në terren

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar të partisë që drejton, duke u dhënë porosi deputetëve që të angazhohen për protestën e 13 majit. Sipas Bashës, protesta duhet të jetë masive, por paqësore dhe brenda parametrave demokratikë. Basha: Përvoja e fituar ne Kavajë e vlefshme për rrugën në vijim. Të nisim menjëherë punën në terren për protestën e 13 majit. Pjesëmarrje masive, demonstrim vendosmërie, por paqësisht dhe brenda parametrave demokratike. 13 maji një stacion në rrugën për fitoren e kauzës qytetare dhe politike. Qëndresë deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme.

Artikulli paraprakRAMA: NGA NESËR, NIS RRUGËTIMI PA PD-NË DREJT 18 QERSHORIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË DURRËS, 5 TË PLAGOSUR