Nëpër takimet e shumta me banorët e Tiranës, kryedemokrati Lulzim Basha, është ndalur nga një e moshuar, e cila i uroi suksese. Gjatë bashkëbisedimin me liderin demokrat, ajo nuk i kurseu falënderimet dhe shtoi se për 30 vite i është “regjur shpirti”. Ndërkohë, Basha ia ktheu lëvdatat me një falenderim të përzemërt.

Biseda:

Qytetarja: Zoti të zbardhtë faqen siç e ke.

Lulzim Basha: Faleminderit

Qytetarja: Të falënderoj që ke thënë fjalën pronar, për 30 vite na u regj shpirti. Nuk ke kohë për të humbur shumë me ne, vazhdo punën, Zoti të zbardhtë faqen siç e ke.

Lulzim Basha: Të gjithë së bashku të falënderoj nga zemra.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 04.03.2021
Artikulli tjetërMIRATOHET REZOLUTA PËR SHQIPËRINË, KOMISIONI I JASHTËM I PE: NDJEKJA PENALE PËR BLERJEN E VOTËS, KUSHT PËR NEGOCIATAT (AMENDIMET)