Kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar një një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale.

Duke publikuar foto nga takimi, Basha shkruan se Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive.

“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partia Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetëqeverisjen vendore.”

 

Artikulli paraprakRAMA PËR SITUATËN NË PD: NUK KEMI PASUR OPOZITË PREJ VITESH, KA HUMBUR ARSYEN
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME