Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me akuza ndaj qeverisë. Ai ka publikuar një grafik, i cili sipas tij tregon ulje të ekonomisë së shqiptarëve dhe rritje të ekonomisë së ministrave.

Kreu demokrat shkruan se papunësia është shtuar, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme ndërsa sipas tij Rama dhe ministrat shtojnë pasurinë.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha.

Pas këtyre akuzave ai thotë se ka ardhur koha për një qeveri të re.