Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me disa të rinj, e nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë.

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

Fjala e plotë:

Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë.

Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4091489460902204?__cft__[0]=AZUmAn-G5l0i_IGrKLf97kK6eBSiZCMQ904m4ybRa9r_O8D3Sbv4nGO6iKcPOf2H1PKZFxWk42nh4RNy1h18CBDaksgQ4ue5E7ephqXo–DOK-dF6PlhCgPGYqArBRme1_hdC0SiAGEw1viyX40lCIGg_bza7N7yBAZsNzCUGEYXSg&__tn__=%2CO%2CP-R

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHENJAT E PARADIABETIT DHE PROBLEMET QË SHKAKTOHEN TE SHËNDETI I VESHKAVE
Artikulli tjetërSTUDIUESIT E KONFIRMOJNË: NJË E TRETA E ATYRE QË KANË KALUAR COVID-IN KANË PROBLEME QË LIDHEN ME TRURIN