Kreu i opozitës, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka ripërsëritur akuzën se Qeveria fsheh shifrat e të vdekurve në vend.

“Vendimi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë. Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë.

Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave.

Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve. Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhe të mbështetjes”, tha Basha.