Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit pushteti i tij është i lidhur ngushtë me mafian.

Sipas Bashës, në ndryshim nga sa ka premtuar se do i shpallte luftë korrupsionit, Rama kapi sistemin e drejtësisë.

Ai thotë se drejtësi të pavarur nuk do të ketë për aq kohë sa Rama do të jetë në pushtet, prandaj fton qytetarët të votojnë PD-në në 25 prill.

“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi Reformën në Drejtësi dhe i shpalli luftë korrupsionit? Krejt e kundërta ndodhi. Edi Rama e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar. Nëse këtë nuk do e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur.

Me Ramën në pushtet, nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur”, shkruan Basha.