Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndalimi i protestuesve natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës. Në një postim në facebook Basha thotë se me akte te tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Ndërkohë përmes një njoftimi për shtyp policia e Kukësit sqaron se 49 vjeçarja është ndaluar në Morinë për akuzën “Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik” pasi është marrë në pyetje është lënë e lirë.

Postimi i Bashes ne facebook

“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!”

Njoftimi i policise se Kukesit

Në lidhje me lajmin e publikuar në media mbi ndalimin e shtetases F.N., informojmë se: Në datë 01.01.2018, në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në PKK Morinë, shtetesja shqiptare F.N., 49 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese ne Tiranë. Per shkak se ajo rezultonte ne sistem “Person në kërkim“, e dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22 i Kodit Penal eshte shoqëruar në ambientet e Policisë. Policia e Kukesit i ka marrë një deklaratë dhe me pas kjo shtetase është lënë e lirë.