Në ditën e shtatë të protestës së opozitës përpara sheshit të Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedime me komunitetin e biznesit.

Basha deklaroi se kryeministri u shpërndan pasurinë e shqiptarëve vetëm 4-5 njerëzve pranë tij.

Basha: E ka shkatërruar me gjoba abuzive, e ka shkatërruar me ushtrinë e taksidarëve dhe inspektorëve që janë aty për të mbushur xhepat e tyre dhe të shefave të tyre. E ka kthyer Shqipërinë në mjedisin më të zymtë në Ballkan. Biznesi këtë e di shumë mirë. Prandaj nuk ka vende të reja puna. Investimet e huaja preferojnë çdo vend tjetër në Ballkan përveç Shqipërisë, sepse këtu është më e vështirë për të marrë një kredi apo të zgjerosh një biznes. Në Shqipëri ecin përpara vetëm 4-5 kodoshë biznesmenë që populli u thotë oligarkë, të cilët nga zyra e Edi Ramës marrin çdo ditë, thelat e mishit që është buka e gojës që u hiqet shqiptarëve. 4 ose 5 oligarkë thërret Edi Rama për çdo koncesion dhe pasuri kombëtare dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit dhe pasuritë e shqiptarëve, ndërkohë që vendi zhytet në mjerim. Çdo kush tjetër konsiderohet si armik. Demokratët kanë ngritur një çadër atje.

Opozita kërkon qeveri teknike për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakDITA E 7 E PROTESTËS, BASHA BASHKËBISEDIME ME BIZNESIN
Artikulli tjetërELVIS RROSHI VAZHDON PUNËN ZYRTARISHT SI KRYEBASHKIAK