Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje cdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty.Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për votimin në Bruksel të amendamenteve të BE për Shqipërinë. “Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thellë për PD që doli kundër Shqipërisë!”, ka deklaruar Rama. Ai është shprehur optimist kur ka thënë se, “nesër presim lajmin e shumëpritur nga Komisioni EU”.