Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i bindur të enjten se opozita nuk do të lejojë kryeministrin Edi Rama të emërojë pasardhësin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Qëndrimet tona të qartë, prokurorin e përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Nuk mund të emërojnë prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos. Ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se liria e Tahirit, dekonspirimi kriminal nga vetë ministria e brendshme e aksionit të djeshëm është fakt që tregon se Edi Rama është vendosur në mbrojtje të krimit. Ai më tej akuzoi kryeministrin se do të bëjë presion për të penguar çdo hetim kundër Tahirit, Dakos, Habilajve dhe të tjerëve.

Artikulli paraprak+9 NË FIFA, PANUCCI: UNË NDRYSHE NGA DE BIASI
Artikulli tjetërPOLICIA NUK GJEN ISH ZYRTARËT NË KËRKIM