Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quan plan të mirëpërgatitur serb incidentin dhe provokimin me trenin, gjuha që pasoi dhe fletëarresti i Haradinajt.

Në një deklaratë për median paraditen e sotme nga selia PD-së Basha e quajti “sprovë për NATO-n dhe Bashkimin Europian”. Sa i takon Shqipërisë kritikoi qëndrimin e kryeministrit Rama dhe kërkoi ai të bëjë detyrën që i takon si kryeministër.

Lulzim Basha: “Eshtë e pamjaftueshme që Reagimi i Shqipërisë të mjaftohet me deklarata në facebook. Kryeministrit i kërkoj të bëjë më shumë sesa reagimi në facebook. Të bëjë detyrën që i takon sa kohë që është kryeministër. Unë e opozita jemi gati të japim kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigje reagimi. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës që vjen si rezultat i një plani të mirëpërgatitur dhe provokimeve serbe .

Basha tha se ai personalisht por dhe opozita është gati “për të dhënë kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigje reagimi ”