Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat foli për kërcënime ndaj SPAK.

Ai akuzoi grupin e Rithemelimit dhe maxhorancën se sulmojnë sistemin e drejtësisë.

“Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë, dhe SPAK në veçanti, duke insistuar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.”, tha Basha.

Artikulli paraprakAMBASADORI I BE: KAM BESIM TEK INSTITUCIONET E REJA TË DREJTËSISË
Artikulli tjetërSTANI ME KANABIS NË LEZHË, DETYRIM PARAQITJE PËR VËLLAIN E DEPUTETIT EDUARD NDRECA! BURG PËR 2 TË TJERËT