Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një “Instastory”, përmes së cilit ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 26 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me vendin me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon.

Më pas duke i dhënë vetë përgjigjen pyetjes, shkruan se Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Evropë.