Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se PD është e vetmja shpresë për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës.

Ai theksoi se vettingu i politikanëve, reforma e sistemit zgjedhor, pra reforma territoriale në tërësinë e vet, reforma territoriale janë tre hapa të domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga kjo greminë. Ka filluar, apo ka vazhduar të themi më mirë, se s’ka filluar me Sajen kjo punë.

“Ndaj ndërkohë që natyrisht ka vëmendje dhe duhet të ketë vëmendje për betejën në këto 6 bashki, ku ballë për ballë është Partia Demokratike e Shqipërisë, një Parti Demokratike dhe Trekëndëshi i Bermudës, ne do ta vazhdojmë këtë proces, shtrirjen anembanë shoqërisë. Sepse ne jemi e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë.

Ne kemi treguar se e dimë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës. Vettingu i politikanëve, reforma e sistemit zgjedhor, pra reforma territoriale në tërësinë e vet, reforma territoriale janë tre hapa të domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga kjo greminë. Ka filluar, apo ka vazhduar të themi më mirë, se s’ka filluar me Sajen kjo punë”, deklaroi Basha në njësinë 6.

“U bënë dy ministra të Edi Ramës, sa mund të shkojnë edhe më shumë. E rëndësishme është që t’i shkohet deri në fund, e rëndësishme është t’i shkohet deri në fund. Dhe e rëndësishme është që ne si demokratë të ruajmë një virtyt të cilin e ndërtuam në një situatë shumë të vështirë.

Të zgjedhësh të ardhmen do të thotë të ecësh përpara pavarësisht prej vështirësive, vështirësitë në dukje mund të duken të mëdhaja por bashkë 3 faktorë të mëdhenjtë, Kryeministri 8-vjeçar, i konsumuar tejet në fund që është bërë, i ka dal boja para çdo shqiptari dhe para socialistëve dhe 2 dinozaurëve të tjerë të politikës së tranzicionit 30-vjeçarë. Por puna e madhe, çfarë i ka bëre bashkë? Halli. Çfarë i mban bashkë? Interesat e tyre të ngushta. Çfarë janë? Pakica”, tha ai.

Basha deklaroi më tej se “ne jemi shumica, ne flasim në emër të shumicës Shqiptarëve ndaj kemi vendosur të ecim përpara, çdo ditë nga një hap por vetëm përpara as nuk do të na thyejnë dot as nuk do të na devijojnë dot nga betejat me intriga, me linçime, me shpifje, me gënjeshtra. Le ta bëjnë malin e shpifjeve dhe gënjeshtrave më të lartë se mali i Korabit apo i Dajtit, nuk na ndalin dot. Mua nuk më ndalin dot sepse besimi që më keni dhënë, më jep forcën dhe vendosmërinë për t’iu prirë deri në fitore të kësaj beteje”.

“Ju nuk iu ndalin dot. Sa sfida ju kanë hedhur, sa diversione ju kanë bëre, njerëz docentë me edukatë qytetare, me vlera patriotike me sakrificë për partinë demokratike që sulmoheni në mënyrën më të paedukatë, më të pa civilizuar, më barbare, vetëm e vetëm sepse nuk ndani mendimet me një njëri të shpallur ‘non grata’ dhe një grusht njerëzish që i shërbejnë atij.

Kurrë nuk lindi Partia Demokratike për të zëvendësuar kultin e Enver Hoxhës me kultin e një individi tjetër por për t’i dhënë fund kultit të individit dhe për të ngritur në piedestal individin shqiptar jo me fjalë por me vepra. Ky është një mision i papërfunduar, madje shumëkush këtu mund të çohet dhe me të drejtë, dhe këtu, shikoje, edhe zonja edhe zotërinj që mund ta argumentojnë fare mirë që jo vetëm është i papërfunduar por kemi rrugë për ta çuar drejtë përfundimit.

Ama, një gjë nuk na mungon nëse ka pasur kohë të vështira për ta provuar nëse e kemi apo se kemi, nëse na mungon apo jo, ka qenë kjo kohë, vendosmëria dhe besnikëria ndaj idealeve për të cilët kemi lindur. Për lirinë, për demokracinë, për Shqipërinë Evropiane jemi sot përballë Trekëndëshit të Bermudës, jemi sot përball regjimit më të korruptuar të Edi Ramës edhe do vazhdojmë të jemi në ballë të gjithë shqiptarëve deri sa ta shembim dhe të vendosim edhe në këtë vend legjitimitetin në demokraci”, tha kreu i PD.

Basha falënderoi demokratët për vëmendjen ndaj këtyre fjalëve, që siç tha ai nuk janë të lehta për t’u thënë. “Por unë i them, dhe nënkuptoj çdo presje të këtyre fjalëve i prisni me entuziazëm se po them edhe një herë se nuk është një vend dhe një kohë për zemërdobëtin, për mendjen turbulluar, për ato që kanë deficensë kurajo apo vizioni. Ndaj, në këtë sallë edhe në salla të tjera si këto në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë mblidhemi ne demokratët,

mblidhemi ne Partia Demokratike e Shqipërisë sepse ne e kemi edhe kurajën edhe vizionin, edhe mendjen e qartë për ta ditur se çfarë duhet bërë, për ta dashur pavarësisht sakrificës dhe vështirësive dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ose siç na sugjeroi mençuria e Vaqarit, për t’i dal zot. Me ndihmën e Zotit, demokratët e pastër dhe të sakrificës e të gjithë demokratëve të ndershëm”, tha Basha.