PD dhe opozita kanë zhvilluar homazhe sot në 104 vjetorin e pavarësisë dhe 72 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të opozitës kanë zhvilluar homazhe tek monumenti “Nënë Shqipëri” tek varrezat e Dëshmorëve. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha ka pëcjellë një urim: “Të gjithë bashkëatdhetarëve të gëzojnë Pavarësinë. I uroj të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe së bashku ta kthejmë Shqipërinë në një vend ku shqiptarët të kthehen dhe jo të ikin”, u shpreh Basha në urimin e tij

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak104 VITE SHTET, HOMAZHE NË VARREZAT RRMAJ
Artikulli tjetërFRANÇOIS FILLON, KANDIDATI PRESIDENCIAL I KONSERVATORËVE NË FRANCË