
Drejtuesi i demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa kandidat për deputet mes të cileve dhe kandidati për Qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj, zhilluan një takim me shqiptaret në Athinë të Greqisë.Në fjalen e tij para emigranteve Lulzim Basha tha se mungesa e shpreses në Shqipëri i detyroi të largohen dhe ta ndertojnë të ardhmen jashtë vendit.
Në të njëjten linjë ishte edhe kandidati për deputet i këtij grupimi politik në Qarkun e Lezhës Eduart Ndocaj, i cili kërkoi që të ndëshkohet me votë me 11-maj politika 33-vjeçare e cila e ka shkaterruar Shqipërine.
Gjatë këtij takimi me shqiptaret në Athinë Demokratet Euroatlantik moren mbështetje masive të emigranteve për zgjedhjet e përgjithshme të 11-majit.