Basha takohet me Tajanin: Mbështetje për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, në Bruksel. “Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian. Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, shkruan Basha në një status në faqen zyrtare në Facebook.

Artikulli paraprakTRE GJYQTARË TË APELIT DURRËS NËN HETIM PËR KORRUPSION
Artikulli tjetërBLLOKOHET NJË SKAF BULLGAR ME 3 PERSONA