Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto tetë vite qeverisje.

Në një postim në “Instastory”, Basha thotë se një traktor, paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri.

Ai thotë ndër të tjera se “Taksa Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

“5 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri. Nje traktor apo nje jaht?

Përgjigja një traktor. Taksa Rama mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë”, shkruan Basha.