Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të garantuar fitoren në betejen për liri.

Në një status në FB, kreu i opozitës thotë se sot, pas 27 vitesh shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire. Ai seklaron se Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime.

Statusi i plotë i Kryetarit Basha në facebook: “Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit.

Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte. Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.”