Të hënë prtitet të zhvillohet seanca parlamentare ku do të votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa kreu demokratik Lulzim Basha gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë në rrethe, u ka kërkuar që të propozojnë deri të dielën emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë.

Takimi ka përfunduar rreth orës 12 të ditës së sotme (19 maj), ndërsa pritet që Basha të zhvillojë një takim me krerët e partive aleate. Gjatë takimit me krerët e degëve, Basha ka kërkuar mobilizim nga strukturat për fushatën elektorale. Gjithashtu, Basha u ka kërkuar propozime edhe për listat e kandidatëve për deputetë.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA RAMA-BASHA, LSI: NE DALIM FORCË E PARË
Artikulli tjetërKANABISI, AKSION MASIV NË QARKUN E SHKODRËS, ARRESTIME DHE PROCEDIME PENALE