Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

Urimi i Bashës:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!

Artikulli paraprakVALË E RE INFEKTIMESH, SHTRËNGOHEN MASAT NË SHUMË VENDE TË BOTËS, JA SHTETET MË TË GODITURA NGA PANDEMIA
Artikulli tjetër“GËZUAR PASHKËT NGA FIERI”, KRYEMINISTRI RAMA URON BESIMTARËT ME FOTON E VEÇANTË