Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për të gjitha heronjtë e lirisë dhe të pavarësie.

Postimi i Bashës: Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Artikulli paraprakDEL NGA SHINAT TRENI I LINJËS VORË-SHKODËR
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI URON 105 VJETORIN E PAVARËSISË