Kreu i PD Lulzim Basha ka votuar në njësinë numër 8 në Tiranë. Në dalje për mediet ai ka thënë sot është dita të dalin të gjithë të votojnë masivisht për të ardhmen e Shqipërisë.

“Te gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni fuqinë në dorën tuaj për vendin për kombin. Sot është dita të dilni të votoni masivisht, të bëni me votën tuaj të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen.

Sot është dita e Shqipërisë e demokracisë, jam i lumtur që e kam hedhur voten në lagjen ku kam lindur. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje të dalë të votojë”, tha Basha.

Artikulli paraprakSORECA NDJEK NGA AFËR PROCESIN NË SHKOLLËN DORA D’ISTRIA NË TIRANË: KA SHUMË NJERËZ QË PO NDJEKIN ZHVILLIMET NGA JASHTË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërYURI KIM NGA SHKODRA: ÇDO QYTETAR TË KETË MUNDËSINË TË VOTOJË PA FRIKË DHE PA NDËRHYRJE