Basha po mban fjalimin e tij ne protestën e opozitës.
Basha: Më 30 qershor refuzuam të keqen, 30 qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik

Shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës
Vetë kandidoi, vetë numëroi dhe prap i vodhi votat Edi Rama. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e tij.

Regjimi kriminal i Edi Ramës u mundua të ndjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve. Për ti trembur që mos bëhemi bashkë. Frika ta mbyll gojën. Rama do që ne të jemi të bindur, të nënshtruar, na do të heshtur, sepse kështu na grabit, kështu ruan pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Populli i bashkuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Rama ik.
Shqipëria është e njerëzve, qeveria është e popullit. Rama ik.

Ju jam mirënjohës që jeni në shesh, ju jam mirënjohës që e refuzuat në 30 qershor.
Faleminderit që nuk u lodhët, nuk u dorëzuat për asnjë çast.
Kurajoja juaj në ka bërë më të fortë dhe më të vendosur.

Faleminderit, opozitës së bashkuar. Ju jam mirënjohës për secilin prej jush, nga udhëheqësit deri tek anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan i pandalshëm.
Faleminderit mbështetësve të PD, respekt pa fund për të gjithë ju, për besimin tek kauza jonë për të cilën qëndruam bashkë, luftojmë bashkë, ngrihemi bashkë, fitojmë bashkë.

Nga ky shesh dua ti drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri. Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë në duart e krimit, në duart e injorantëve. Është përgjegjësia tuaj ndaj vetes dhe Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtojeni partinë tuaj nga banditët e rrugës.

Vetë votoi, vetë numëroi, vetë i vodhi votat, por nuk e fshehu dot braktisjen e qytetarëve, të cilët refuzuan varfërinë,Rama ik.Edi Rama dhunoi, bleu, vodhi dhe prapë nuk ia vodhi dot vullnetin shqiptarëve të bashkuar.

 

30 qershori dhe shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh dhe anëembanë Shqipërisë kanë qenë truimfi së vërtetës.Kani qenë triumfi i bashkimit mbi përçarjen.

Regjimi kriminal i Edi Ramës më propagandë, me mashtrime, me gënnjeshtra, mercenarë u munduan të sjellin frikë në zemrat e shqiptarëve, për ti trembur që të mos bëheshin bashkë, që të mos ngrejnë zërin kundër tij.
Ai na do të jemi të heshtur sepse kështu na grabit, sepse kështua ruan pushtetin që ka vjedhur.Populli i ndriçuar është fundi i autokratëve të korruptuar.Rama ik

Ne bashkë i themi ndal qeverisë më të korruptuar të Evropës.Ndal politikës së krimit, të grabitjes.Shqipëria është e njërëzve, qeverisja është e popullit.Rama ik
E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Unë ju jam mirënjohës që sonte jeni në këtë shesh, ju jam mirënjohës të gjithë atyre që e braktisën, e refuzyan qeverinë e krimit më 30 qershor.U jam mirënjohjës të gjithë atyre që na janë bashkuar në një qeverisje njerëzit për njerëzit.

Faleminderit që nuk u lodhët, nuk u dëshpëruat.’
“Po ikën elita, dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë këto vite, për mundësi, kanë ikur për dinjitet, për të jetuar të lirë në një shoqëri të djretë dhe të ndershme. Ne jemi ndarë nga familjarët, nga miqtë, nga të dashurit, Shqipëria është varfëruar. Një vend që e braktisin më të mirët, Një vend që e braktis rinia ai vend nuk ka të ardhme.Sot Shqipëria ofron pak mundësi”, tha Basha

Në Shqipëri mbretëron një njëri i vetëm’, Basha citon Xhon Adams: Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mirë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë.

Basha tha se “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.”

Duke përdorur fjalët e Presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mirë”, kreu I opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta.

“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama.

Ai është ligj.Ai është kryeministër.Ai është parlament.Ai është prokuror dhe gjykatës.
Ai është kryebashkiak.Ai është kryeredaktor.Ai është kryetenderues.Ai është drejtor.

Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.” – u shpreh zoti Basha, i cili tha se ky regjim antipopullor dhe antikombëtar duhet të rrëzohet. “Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”, tha lideri i opozitës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakI FUTEN NË SHTËPI, GRABITËSIT VRASIN 57-VJEÇARIN
Artikulli tjetërPERFUNDON QETESISHT DHE PA ASNJE INCIDENT PROTESTA E 10-TE E OPOZITES