OSBE në Tiranë organizon sot në Tiranë konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.

Në këtë konferencë marrin pjesë kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco; Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko; ambasadorja suedeze kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Anna Ekstedt;

përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey; ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim; ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Kreu i delegacionit të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, në fjalën e tij në konferencën e organizuar sot tha se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që është një plagë e madhe për globin.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet.

OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave”, tha ndër të tjera Del Monaco.

Artikulli paraprakZËRI I AMERIKËS: NGA TAKIMI BIDEN – PUTIN, SKEPTICIZËM DHE RESPEKT
Artikulli tjetërSTAR TREND – LUAN KASHI