“ Bashkë në Veprim” ishte aktiviteti i rradhës i organizuar në ambientet e shkollës speciale “ 3 Dhjetori” dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Gjatë këtij aktiviteti institucione të ndryshme ekspozuan punimet e tyre, ndërkohë fëmijët interpretuan këngë, dhe valle nën kujdesin e mësuesve. Drejtorja e shkollës speciale “3 Dhjetori” Enkeleida Mataj tregoi më shumë rreth aktivitetit.

Brisela Kadia drejtore e ZVA Shkodër përcjelli mesazhin e saj për personat me aftësi të kufizuara.

Drejtoria e Shërbimeve Sociale në Shkodër, Arlinda Kruja tha se do të ketë gjatë gjithë javës aktivitete të ndryshme.

Aktiviteti në shkollën speciale “3Dhjetori” u organizua në bashkëpunim me ZVAP Shkodër,Shërbimin Social, Bashkinë Shkodër si dhe me organizata të ndryshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESTAUROHET KISHA NË FSHATIN SUKA – DAJÇ
Artikulli tjetërSHKODËR, VIDHET NJË AUTOMJET NË LAGJEN “BAHÇALLEK”