Kryeministri Edi Rama njofton se do të zhvillojë sot një komunikim live në faqen e tij të “Facebook”. Në një postim në rrjet, teksa ju uron qytetarëve “Mirëmëngjes”, Rama thekson se do të zhvillojë bashkëbisedim me demokratët, në orën 12:00.

Siç duket, kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan e dëmtuan rëndë selinë blu, ndërsa nuk arritën ta merrnin dot, pasi u zmbrapsën nga policia.

Edhe një ditë më parë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë simpatizantët e PD. “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, ishte ky mesazhi i Kryeministrit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT DHE RESHJE HERË PAS HERË, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërA MUND TË JETË OMICRONI MË I TRANSMETUESHËM SE DELTA, JA ÇFARË THOTË STUDIMI FRANCEZ