Për 4 ditë bashkëshortet Lushi, në fshatin Barbullojë të Lezhës qëndruan të izoluar, pasi banesa e tyre ishte e rrethuar nga uji, niveli i të cilit arriti deri në 50 cm.Bashkëjetesa me ujin ka qenë mjaft e vështire, tregon kryefamiljari Ndoc Lushi. Ndonësë uji është tërhequr nga rruga dhe tashmë mund të lëvizet lirisht, 7 dynym tokë të mbjellë me grurë të kësaj familje janë të përmbytura.

Një situate e tillë nuk ishte parë që prej viti 2001, tregon 73-vjeçari Ndoc Lushi, ndërsa shkak i kësaj përmbytje masive thotë se është bërë bllokimi i kanaleve kulluese dhe mos funksionimi siç duhet i hidrovorit të Tales.

I moshuari tregon se askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen e tyre përgjatë këtyre diteve, ndërsa dëmet e shkaktuara në bujqësi janë të shumta.

Lagjia “Mirdita” në Barbullojë të Lezhës, ishte një ndër zonat më të goditura nga përmbytja.Më tërhqjen e ujit banoret kanë nisur vetë të përllogarisin dëmet, të cilat janë mesë shumti në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë.

 

Artikulli paraprakI KALLËZUAR PËR VRASJE MË 21 JANAR, BERISHA: BUDALLALLËQE TË ULSIUT, RAMA ISHTE PËRGJEGJËSI KRYESOR I ASAJ NGJARJEJE
Artikulli tjetërKRYEPLAKU: PËRMBYTJET NA VARFËRUAN, JEMI TË HARRUAR