
Prej vitesh, Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për turistë nga e gjithë bota. Megjithatë, një nga shqetësimet kryesore mbetet vështirësia që bizneset kanë në gjetjen e punëtorëve.
Kjo ndodh për shkak të emigracionit, si dhe mundësive të kufizuara të shkollave profesionale dhe universiteteve për të përgatitur punonjës të kualifikuar.
Ndërtimi i një platforme të qëndrueshme komunikimi ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat është një hap i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë.
Në këtë kuadër, Departamenti i Turizmit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” zhvilloi një takim pak dite me pare me përfaqësues të biznesit, me fokus përshtatjen e programeve të studimit me nevojat reale të tregut.
https://youtu.be/OB5h4h0Kdj4






