Bashkia Shkodër dhe të rinjtë e FRPD-së i janë përgjigjur thirrjes së një dite më parë nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari për t’i ardhur në ndihmë familjes Muliu nga lagjja Guerrile

, ku 6 familjarët jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike. Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se çdo kontribut është një ndihmë ndaj kësaj familje që të jetojë normalisht si gjithë të tjerat. Ademi shtoi gjithashtu se familja Muliu është e regjistruar prej kohësh për shkak të kushteve ekstreme ekonomike dhe se do të përfitojë vazhdimisht ndihma. Një ditë më parë, përfaqësues të Myftinisë së Shkodrës ofruan një ngrohës dhe disa ndihma ushqimore për familjen Muliu.

Myftiu gjithashtu bëri thirrje që biznesmenët dhe institucionet të bashkëpunojnë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që jetojnë në kushte të tilla ekonomike.

Artikulli paraprakKASTRAT, LIROHEN HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërPR/BUXHETI, JA DISA NGA REKOMANDIMET E QYTETARËVE