NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURË DHE KANALE KULLUESE NË PISTULL, SHELQET DHE BUSHAT. Ne fshatin Pistull, banoret kishin kohe qe nuk shiohnin nje mjet per infrastrukturen, por te gjithe me habi por edhe entuziazem kane mbeshtetur nismen e kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine Vau Dejes Zef Hila, per rikonstruksionin e rruges kryesore ne kete fshat.

Ashtu sic ishte premtuar, jo me asfalt por me çakull, tashme keto banore kane realitet kete investim, I cili vjen ne kuader te masave emergjente per te nderhyre ne kete zone, ne territorin e ri te Bashkise Vau Dejes. Por nderhyrjet nuk jane perqendruar vetem ne Pistull, por edhe ne fshatin Shelqet. Prej disa ditesh fadromat kane qene ne terren, makinerite kane bere te mundur pastrimin e kanaleve kulluese te cilat perkojne edhe me kohen tashme te vaditjes per tokat e ketyre banoreve te cilet gjithcka e kane te lidhur me bujqesine. Pervec, Shleqet, edhe ne Bushat, aksioni I nisur disa dite me pare tashme eshte perfundur, me pastrimin e nje prej kanaleve I cili ka qene teper problematic gjate periudhes se shirave, tashme banoret shpresojne dhe besojne qe nje problem shqetesues merr nje zgjidhje ashtu sic duhej. E gjithe zona tashme I ngjan nje kantieri ndertimi, nderhyrjeve ne infrastructure I jane bashkangjitur edhe nderhyrjet ne pastrimin e kanaleve kulluese, pjese ne te cilat nuk ishte nderhyre prej kohesh, nderkohe qe tashme I takon banoreve qe te mirembajne keto investime te cilat duket se jane vetem ne fillimin e tyre.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS
Artikulli tjetërZEF HILA TAKOHEN ME BANORË TË SHËLQETIT