Dëmtimi i investimeve publike nga qytetarë të papërgjegjshëm vijon të mbetet një problem shqetësues në Shkodër. Shetitorja e Molos, ka pësuar dëmtime të shumta nga akte vandalizmi, cka ka sjellë një reagim nga institucionet vendore.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit dhe Monitorimit në Bashkinë e Shkodrës, Altin Shabaj, ka bërë një apel të hapur drejtuar qytetarëve, duke i kërkuar atyre të tregohen më të kujdesshëm ndaj aseteve publike. Ai theksoi se investimet që realizohen janë me fondet e taksapaguesve shkodranë dhe se dëmtimi i tyre nuk ka vetëm kosto financiare, por gjithashtu dëmton edhe imazhin e qytetit.

Dëmtimi i stolave , koshave të mbeturinave, ndriçuesve dhe elementeve të tjera të infrastrukturës publike eshte nje fenomen I perseritur ne Shkoder.

Bashkia e Shkodrës ka paralajmëruar masa më të rrepta kundër atyre që shkatërrojnë pronën publike, përfshirë monitorimin me kamera sigurie dhe gjoba për ata që kapen duke kryer akte vandalizmi. Në këtë kuadër, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë duke raportuar raste të tilla dhe duke ndihmuar në ruajtjen e investimeve që i shërbejnë komunitetit.

Artikulli paraprakGJYQI PËR SHPIFJE! BARDHI I PËRGJIGJET RAMËS: GJASAT JANË QË NUK KE KUPTUAR ASGJË, NDAJE MENDJEN…
Artikulli tjetërGODINA E QENDRËS SHËNDETËSORE NR 2 E AMORTIZUAR