DUKET SE PROBLEMET E QYTETARËVE NUK KANË RËNDËSI PËR BASHKINË SHKODËR. Një ditë më parë, drejtues te Bashkisë premtuan se problematika e sinjalistikës dhe e sensit të rrugës në Gjuhadol do të merrte një zgjidhje, por sot, duket qartë se një premtim I tillë ishte thjesht sa për të kaluar radhën, por edhe per ti ikur interesit të medias.

Asnjë lëvizje nuk është bërë nga bashkia e Shkodrës për të ndryshuar një situatë kaosi dhe që kërkon zgjidhje immediate duke përforcuar idene se pikërisht për qarkullimin në këtë zonë janë interesa të mëdha në lojë, të drejtuesve të lartë të Bashkisë së Shkodrës. Edhe pamjet tregojnë qartë se asnjë levizje nuk ka bere bashkia që ne rrugen muzeale te gjuhadolit dhe deri pranë Kishës Franceskane, ku asnje tabele nuk eshte ndryshuar madje vazhdon te jete present I njejti refren I perditshem qe shqeteson qytetaret. Duket se Bashkise se Shkodres I duket normale, qe te gjithe automjetet te kalojne ne nje rrugice te ngushte, qe eshte e veshtire edhe per kalimtaret jo me per automjetet e larta te cilat lidhen nepermejt ketij segmenti me disa prej institucioneve, dhe ato qe vuajne jane vetem qytetaret. Nuk dihen arsyet se pse nuk eshte bere nje ndryshim I premtuar megjithate, duket se Bashkia e Shkodres ne kete periudhe e ka humbur vemendjen tek qytetaret duke I lëne ato ne një dore te dyte.