Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj mbështet protestën e banorëve të Dukagjinit të cilët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës. Dedaj tha se disa herë i është kërkuar qeverisë shqiptare që të investojë rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit por deri më tani nuk ka ende diçka konkrete.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër solli në vëmendje vitin 2013-të kur sipas burimeve të sigurta ka patur një projekt nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit që më pas sipas tij është anulluar.

Ndërkohë deputeti i PS Benet Beci i cili pritet të jetë kandidat i PS për bashkinë Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit, përmes një statusi në facebook tha se mbështet gjithashtu protestën e banorëve të Dukagjinit dhe se ka një projekt të detajuar për atë rrugë që shpreson të financohet sa më shpejt nga qeveria shqiptare apo donator të huaj.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E DREJTËSISË SOCIALE
Artikulli tjetërKONKURSI NË BIOLOGJI-KIMI MES SHKOLLAVE TË SHKODRËS