Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bashkia Lezhë shtroi një iftar për besimtarët myslimanë, duke sjellë një atmosferë harmonie, solidariteti dhe bashkëjetese fetare. Darka u mbajt në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe figura të jetës publike dhe institucionale të Lezhës.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, përcollën mesazhet e tyre me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke vlerësuar bashkëjetesën fetare në këtë qytet.
Ky iftar ishte pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Lezhë në mbështetje të vlerave të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare që karakterizojnë qytetin.






