
Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bashkia Lezhë organizoi një iftar të veçantë për besimtarët myslimanë të qytetit, duke sjellë një atmosferë harmonie, solidariteti dhe bashkëjetese fetare. Kryetar i Bashkisë Pjerin Ndreu dhe Myftiu Lezhës Sadetin Kotrri përcollen mesazhet e tyre në kuader të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky iftar është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Lezhë në mbështetje të vlerave të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare që karakterizojnë qytetin.