Kanë nisur punimet për rikualifikimin e rrugës së Hidrovorit në fshatin Spiten të Njesise Administrative Zejmen ne Lezhë, një segment që u shërben rreth 25 familjeve.Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, ka inspektuar nga afër ecurinë e ndërhyrjes dhe është takuar me banorët e zonës.

Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira të lëvizjes për banorët.Gjatë inspektimit, Ndreu është njohur edhe me kërkesat e banorëve, duke theksuar rëndësinë e pranisë në terren dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Ky investim është pjesë e paketës së Bashkisë Lezhë për rehabilitimin e rrugëve në fshatra, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve ne zonat rurale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË FUSHË-KRUJË, HUMB JETËN GAZETARI
Artikulli tjetërRRETHINA, NIS ASFALTIMI I RRUGËS 2.4 KM